Ngjashmëria që kanë me njëra tjetrën shumë herë ka bërë lëmsh të gjithë njerëzit përreth. Trinjaket 18-vjeçare nga Hollanda të quajtura Sam, Fat dhe Mel can Wely kanë një ngjashmëri shumë të madhe me njëra-tjetrën.
Adoleshentet theksojnë se shpesh për të bërë një dallim në lidhje me identitetin e tyre te të tjerët shpesh ato veshin rroba të ndryshme, por sërish në shumë raste njerëzit përreth i ngatërrojnë.
“Ne jemi gjithmonë bashkë. Kemi ambicie të njëjta. Ne dikur visheshim njësoj, por mësuesit dhe shokët nuk na njihnin. Nëna jonë Indira, 51 vjeçe, zhgënjehet kur ne vishemi njësoj. Por në fakt ne këtë stil kemi, çfarë i pëlqen njërës i pëlqen dhe tjetrës dhe kështu kemi zgjedhur që të vishemi njësoj por me ngjyra të ndryshme”, është shprehur Sam, një nga trinjaket./abcnews.al