Një ndër ishujt me të bukur në Karaibe është braktisur. Në këtë ishull nuk ka as pishina luksoze, as staf të ndonjë bari me kokteje të ndryshme dhe ska as fusha golfi.
Ishulli Klein Curacao, shtrihet 15 milje në jug-lindje të postës holandeze të Curacao, ndryshe është cilësuar si një ishull “mashtrues” në parajsën Karaibe.
Ky ishull është i pabanuar me shumë varre anijesh dhe me një histori të errët. Në shekullin e 17-të u përdor nga kompania holandeze e Indisë Perëndimore për të karantinuar skllevërit që po transportonte midis Afrikës dhe Curacao të cilët ishin sëmurë gjatë udhëtimit.
Për disa, ishulli i vogël, i cili mat vetëm gjysmë milje katrore, u bë vendi i tyre i fundit për pushim. Një pjesë e varreve janë ende të dukshme në anën jugore./abcnews.al