Në çdo kampionat që aktivizohen shqiptarët shpesh herë arrijnë të lënë gjurmë me paraqitjet dhe golat e tyre.
Pas Shkodran Mustafit që kishte një vend të formacionin më të mirë të javës në La Liga, këtë herë në Hungari një tjetër futbollist shqiptarë ka vend në 11-shen më të mirë të javës që kaloi.
Bëhet fjalë për ish-sulmuesin e Partizanit, Jasir Asanin, i cili me formën e tij të treguar ka arritur të fitojë një vend në listën e futbollistëve më të mirë të javës.
26-vjeëari shënoi dy gola në fitoren e thellë 5-0 të skuadrës së tij Kisvardës që arriti kundër rivalëve të MTK Budapest.
Asani ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 1 asist, që pas transferimit te skuadra hungareze në korrik të këtij viti.
/f.a/abcnews.al