Një “mik i paftuar” ka vjedhur të gjithë vemenjen në debatin e mbrëmshëm mes kandidatëve për presidentë të ShBA-ve.
Bëhet fjalë për një mizë që “u fiksua” për diku dy minuta në flokët e zv. presidentit Mike Pence.
Ndërkohë që senatorja Kamala Harris dhe Pence po flisnin për drejtësinë racore dhe dhunën e policisë, miza e zezë qendronte në flokët e bardhë të zv.presidentit.
Ndonëse ajo u largua menjëherë, shkaktoi një debat të thellë në rrjetet sociale. Aq sa në ‘Twitter’ u hap edhe një adresë me emrin ‘Miza e Mike Pence’.
“Çdokush është xheloz në mua sepse unë e kisha vendin më të mirë në debat”, thuhej në një nga postimet e ‘mizës’ në Twitter.
Në këtë mënyrë gjithë rrjeti shpërtheu në shaka dhe të qeshura pafund, duke ‘harruar’ për një moment edhe debatin. l.k/abcnews.al