Arben Malaj është paraqitur sot në gjykatën Administrative bashkë me avokatin Jordan Daci pasi paditi Bankën e Shqipërisë dhe Kuvendin për shkarkimin nga detyra.
Sot është seanca e parë e gjyqit dhe të pranishëm krahas Malajt duhet të jenë edhe përfaqësuesit ligjorë të Bankës dhe Kuvendit.
Malaj paralajmëroi padinë pas shkarkimit nga detyra e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës fill pas vendimit të Komisionit të Ekonomisë.
Arben Malaj u shkarkua nga ta qënit anëtar i Këshillit Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë me argumentin se kishte shkelur etikën e këtij pozicioni duke bërë komente politike në media. Përballë Komisionit të Ekonomisë ai tha se akuzat janë krejtësisht politike dhe shkarkimi po bëhej me urdhër të Ramës. /abcnews.al