Nga lista e 10 blerjeve më të shtrenjta në histori, vetëm dy ose tre i kanë përmbushur pritshmëritë.
Largimi i Joao Felix te Chelsea, i shtati në këtë renditje të veçantë, ka shkaktuar një model pak a shumë të zakonshëm për kontratat më të shtrenjta në botën e futbollit, paratë nuk mund të bëjnë gjithçka. As portugezi në Metopolitano, as Coutinho, Griezmann apo Dembele te Barça, Hazard te Real Madrid, Lukaku te Chelsea apo Cristiano te Juventus nuk i kaluan pritshmëritë e krijuara nga ardhjet e tyre.
“Kur nuk ndodh performanca e pritur, sidomos kur flasim për investime të mëdha, ka një shpjegim të dyfishtë. Normalisht është një problem i përshtatjes. Mënyra se si lojtari duhet të përshtatet me mjedisin e ri dhe çfarë klubi duhet t’i sigurojë lojtarit në mjedisin e tij të ri. Është një objektiv i përbashkët ku duhet të punohet nga të dyja palët. Lojtari nuk mund të presë që i gjithë klubi ta bëjë këtë dhe anasjelltas”, tha Victor Sanchez për MARCA. /G.D abcnews.al/