Sulmuesi i PSG-së, Neymar Junior, është thjesht me fat. E dashura e tij, Natalia Barulich, ka postuar një foto në “Instagram”, ku ajo duket fantastike me bikini.

Çifti e konfirmoi lidhjen e tyre në muajin shkurt, kur modelja kroate-kubane u pa teksa e shoqëronte brazilianin në festën e ditëlindjes së tij.
Bukuroshja e ka pranuar se ato janë më shumë se sa shokë dhe kjo duket dhe nga rrjetet e tyre sociale. Kujtojmë që Natalia vitin e kaluar u përfol se ishte në një lidhje me këngëtarin e famshëm, Maluma. /abcnews.al




