FOTO/ Në Spanjë ndërtojnë skulpturën hiperrealiste: Kështu mund të dukej Jezusi

schedule09:34 - 18 Tetor, 2022

schedule 09:34 - 18 Tetor, 2022

Një model i jashtëzakonshëm që tregon se si mund të ishte dukur Jezu Krishti është zbuluar në Spanjë.

Skulptura hiper-realiste, e cila është bërë me latex, silikon dhe flokë të vërtetë njeriu, është bazuar në të dhënat e mbledhura nga qefini i famshëm i Torinos.

Modeli madje paraqet të gjitha plagët që thuhet se i janë shkaktuar Mesias, duke përfshirë prerjet në kokë, ku thuhet se kurora me gjemba i është hedhur me forcë.

Skulptura paraqet gjithashtu plagën e shkaktuar në anën e Jezusit nga Heshta e Shenjtë dhe gërvishtjet e shumta në trupin e tij që thuhet se ka pësuar pasi Pilati urdhëroi që të rrihej.

Qefini i Torinos, i përmendur për herë të parë në 1354, i ka hutuar studiuesit gjatë shekujve.

Disa besojnë se relikti misterioz është pëlhura e varrimit të njollosur me gjak të Jezusit pas kryqëzimit të tij, ndërsa të tjerë kanë argumentuar se është një falsifikim i përpunuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!