FOTO/Në nderim të mikut që u vra në Ferizaj, Fero bën tatuazhin emocionues

schedule11:10 - 1 Qershor, 2022

schedule 11:10 - 1 Qershor, 2022

Ngjarja e rëndë që ka ndodhur të shtunën në Ferizaj, ka tronditur edhe botën e repit. Vëllai i reperit të njohur shqiptar Qëndrim Januzi, ka vrarë me armë zjarri 30-vjeçarin Gazmend Hyseni. Ky i fundit ishte dhe mik i ngushtë me Feron, i cili sot ka bërë një gjest shumë emocionues.

Reperi ka përjetësuar në trup pseudonimin e të ndjerit dhe këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të shpërndarë në InstaStory.

Fero ka publikuar fotografinë në orët e hershme të mëngjesit duke treguar se në pjesën e gjoksit ka shkruar: “King Strella” (Mbret Strella). Ky është edhe pseudonimi që viktima njihej në publikë./abcnews.al