FOTO/ Në kopshtin zoologjik grek, kafshët ushqehen me ushqim të ngrirë për shkak të vapës

schedule13:32 - 4 Gusht, 2023

schedule 13:32 - 4 Gusht, 2023

Kafshët në Kopshtin Zoologjik të Atikës, pranë Athinës, morën ushqim të ngrirë sot pasi temperatura arriti në 40 gradë Celsius dhe pritet të rritet më tej.

Temperaturat jashtëzakonisht të larta dhe zjarret në pyje kanë prekur edhe kafshët e egra në Greqi. Zjarri në ishullin Rodos ka 11 ditë që digjet, për këtë arsye janë evakuuar 20 mijë persona, kryesisht turistë. Kafshët ishin më pak me fat, shkruan AP.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë vlerësohet se janë djegur rreth 2500 kafshë dhe koshere bletësh dhe 50000 pemë ullinj, ndërsa disa nga kafshët e mbijetuara, me djegie dhe lëndime të tjera nga zjarri në Rodos, janë vendosur në Parkun Zoologjik të Atika, 30 kilometra në lindje të Athinës.

Deri më tani në korrik, ka pasur dhjetë zjarre të mëdha pyjore dhe qindra më të vogla në Greqi. Më shumë se 450 kafshë shtëpiake, qen dhe mace u shpëtuan nga zjarri, ndërsa shumë humbën dhe u larguan.

Rreth gjysma iu kthyen pronarëve të tyre, pjesa tjetër u vendos për birësim. Temperaturat nesër pritet të arrijnë deri në 42 gradë në disa pjesë të Greqisë qendrore, ndërsa javën e ardhshme do të nisin rënie./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!