Mbi 30 persona janë plagosur pas shembjes së tavanit të një restoranti në Itali, ku po zhvillohej një dasmë.
Presidenti i rajonit të Toscanës ku edhe po zhvillohej dasma, Eugenio Giani, është shprehur se ndodhet në kontakt të vazhdueshëm me spitalet dhe autoritetet për t’i ardhur në ndihmë të gjithë të plagosurve.
Mësohet se 5 prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë. Shembja ndodhi në një sallë në katin e parë të ish-manastirit Giaccherino, që prej vitesh ishte kthyer në restorant.
Ekipet e emergjencës, ambulanca mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, dhe po punojnë për të ndihmuar dërguarit të plagosur. Nga kjo ngjarje nuk raportohet për viktima.
/abcnews.al/