FOTO/ Monika Kryemadhi bëhet nostalgjike, kujton ditët e rinisë më Metën: Vitet s’kanë rëndësi

schedule14:48 - 10 Prill, 2022

schedule 14:48 - 10 Prill, 2022

Një ditë pas ditëlindjes, Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka publikuar foto me bashkëshortin e saj, Presidentin Ilir Meta, 28 vite më parë në Llogara dhe sot në Kepin e Rodonit.

Nëpërmjet një shkrimi nostalgjik në Facebook, Kryemadhi shkruan se nuk janë vitet ato që kanë rëndësi në jetë , por e rëndësishme sipas saj është mënyra si njerëzit jetojnë vitet t, teksa shprehet e bekuar për familjen dhe miqtë e saj.

“Nuk janë vitet në jetën tonë ato që kanë rëndësi, por mënyra si i jetojmë vitet tona është e rëndësishme. It is not the years in our lives that count, but the life in our years that counts.
Faleminderit me zemër  të gjithëve për urimet tuaja, jam e bekuar për familjen dhe miqtë e mi. ?”, shkruan Kryemadhi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!