FOTO/ Momente relaksi për Erdoganin, luan ping-pong me presidentin e Kazakistanit

schedule09:28 - 11 Maj, 2022

schedule 09:28 - 11 Maj, 2022

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka shijuar momente argëtuese me presidentin e Kazakistanit, Aziz Joma.

Gjatë takimit në Ankara, dy homologët luajtën ping-pong para kamerave dhe me sa duket ping-pongu nuk qënka pika e fortë e Erdoganit.

Kjo ishte vizita e parë zyrtare e presidentit të Kazakistanit në Turqi, që nga marrja e detyrës. Ndërsa ky vit shënon 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis 2 vendeve.

Erdogan tha se Turqia dhe Kazakistani do të përforcojnë marrëdhëniet e tyre si dhe do të rrisin tregtinë midis dy vendeve.

Nga ana e tij, Tokayev e përshkroi Turqinë si “një partner strategjik shumë të rëndësishëm të Kazakistanit “.

Turqia ishte vendi i parë që njohu pavarësinë e Kazakistanit, tha Tokayev, duke theksuar se populli i Kazakistanit nuk do ta harronte kurrë këtë. Të dy udhëheqësit diskutuan ndikimin rajonal të krizës ukrainase dhe shkëmbyen mendime mbi zgjidhjen paqësore të saj.

“Ne jemi në të njëjtën gjatësi vale për sa i përket integritetit territorial të Ukrainës,” tha Erdogan.

 

Turqia dhe Kazakistani kanë nënshkruar 15 marrëveshje në fushat e transportit, mbrojtjes, teknologjisë, tregtisë, bujqësisë, arsimit dhe kulturës./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!