Presidenti Ilir Meta është shprehur vazhdimisht se ka një dobësi ndaj ish-kryeministrit Berisha.
Sëfundmi, Meta i ka dërguar Berishës një tufë me 75 karafila me rastin e 75 vjetorit të lindjes sëbashku me një urim.
“GËZUAR DITËLINDJEN DOKTOR BERISHA!
Urimet më të ngrohta e të përzemërta! Edhe 100 vite të tjera me shëndet e lumturi! Suksese dhe mbarësi!
Për Ju ka vetëm një stinë: PRANVERË!”, shkruan Meta në Facebook duke e shoqëruar urimin me foton e karafilave të bardhë për Berishën.