Një makinë mori flakë në mes të rrugës në Llogara. Ajo ishte duke lëvizur në drejtim të Vlorës kur u përfshi nga zjarri. Për fat nuk pati viktima pasi drejtuesi mundi të dalë në kohë nga mjeti. Por zjarri ishte aq i fuqishëm sa e shkrumboi makinën të gjithën.
Shkak për zjarrin dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike. Ndërkohë, përgjatë rrugës lëvizja u bllokua për disa minuta duke krijuar rradhë të gjata automjetesh. Aktualisht qarkullimi vijon normalisht në këtë aks rrugor./abcnews.al