Foto me miqtë e vjetër nuk pritet mirë, presidenti i PSG-së tërbohet me Neymar

schedule13:59 - 29 Dhjetor, 2019

schedule 13:59 - 29 Dhjetor, 2019

Neymar ishte i ftuari special i dhjetë vjetorit të martesës së Luis Suarez. Sulmuesi i Barcelonës organizoi një festë në Uruguai dhe ftoi Leo Messin, Jordi Albën, Sergio Busquets dhe Neymar.

Braziliani ka mbetur i lidhur me disa prej ish-shokëve të tij, sidomos me Messin dhe Suarez me të cilët formonte një treshe fantastike në sulm. Mediat spanjolle konfirmojnë faktin që sulmuesi i PSG-së dëshiron ende rikthimin në Katalunjë.

Publikimi i fotos me Messin dhe Suarez në rrjetet sociale, e ka tërbuar presidentin e PSG-së, Nasser Al Khelaifi. Sulmuesi i famshëm nuk po heq dorë nga dëshira për t’u larguar nga kampionët e Francës dhe për të ndodhur diçka e tillë duhen paguar 180 milionë euro. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!