Ashtu siç ishte paralajmëruar, sonte e mërkurë, 30 gusht, ka dalë një nga hënat më të mëdha dhe më të ndritshme të vitit.
Kjo e hënë e plotë, quhet Hëna Blu, një term që mund të përfaqësojë dy gjëra: Ose hëna e tretë e plotë në një sezon që ka katër hëna të plota, ose, më shpesh, e dyta nga dy hënat e plota që bien në një muaj kalendarik.
Pamje fantastike të kësaj hëne janë shkrepur edhe nga piramida e Tiranës, e cila sonte ka shërbyer për qytetarë të shumtë si vendi ideal për të shijuar këtë fenomen.
Kjo Hënë e Plotë Blu do të jetë gjithashtu një “super hënë e plotë”, një term popullor për një hënë të plotë që ndodh kur sateliti ynë fizik është më afër Tokës, duke e bërë atë të duket pak më i madh në qiell.