Aventura në Japoni nuk shkoi mirë, por Australia është toka e tij. Aty ai është Zot dhe e tregoi sërish. Shkruajmë për Besart Berishën, sulmuesin dardan që me Western United rigjeti shkëlqimin.
Plot 19 gola të shënuar këtë sezon dhe tani ekipi i tij do të luajë për titullin kampion, pasi e mbylli në gjashtë ekipet e para dhe i bëri vend vetes në play-off. Berisha nuk e fitoi dot “Këpucën e Artë”, por është zgjedhur në formacionin më të mirë të sezonit.
Në sulm, krah golashënuesit Maclaren. Ajo që bie në sy është se Berisha është lojtari më i vlerësuar, me indeksin e vlerësimit nga Opta, 84. Sulmuesi tani bëhet gati për ndeshjet finale.
Objektivi personal mbetet thellimi i rekordit, si shënuesi më i mirë në historinë e kampionatit australian. Deri më tani Berisha numëron 135 gola, si askush tjetër në A-League. / abcnews.al