FOTO/ Mbi 20 vite karrierë, ky është polici që u vra nga kolegu në komisariatin nr.3

schedule09:31 - 24 Maj, 2022

schedule 09:31 - 24 Maj, 2022

Ky është efektivi i policisë,  Çaush Saliasi, 55 vjeç i cili u vra me armë zjarri nga kolegu i tij Ludjan Zaimi, 25 vjeç në ambientet e komisariatit nr.3 në Tiranë.

 

Gazetarja e ABC, Xhensila Kodra raporton se 55-vjeçari kishte një karrierë 20 vjeçare në policinë e shtetit. Ai është qëlluar me 6 plumba pistolete brenda komisariatit të policisë duke gjetur kështu vdekjen.

Vrasja që ndodhi në ambientet e Komisariatit nr.3, duket se nuk ka ndodhur nga një konflikt i çastit, por ishte pasojë e sherreve të vazhdueshme që autori ka pasur me viktimën.

Sipas deklarimeve paraprake të autorit, gjithçka ka ndodhur pasi ndjehej i bullizuar nga ana e viktimës.

Mësohet se viktima, Çaush Saliasi kishte 20 vite në Polici, ndërsa autori i dyshuar vetëm prej një viti e gjysmë ishte bërë pjesë e patrullës./abcnews.al/