Moderatorja e njohur, Luana Vjollca ka bërë një blerje luksoze. Përmes një postimi në rrjete sociale, ajo ka zbuluar se ka blerë një shtëpi në Kosovë. Ndonëse nuk ka zbuluar vendodhjen e saktë, ajo shprehet se banesa ndodhet në një zonë malore.
“U bëra me shtëpi në Kosovën time ❤️Zgjodha ta kem në një zonë malore, me ajër të pastër, për të shijuar borën e malet e bukura të Kosovës sa herë që kam nevojë të shkëputem nga smogu i qytetit! #NeëHome”, ka shkruar ajo krahas fotove.
/abcnews.al