FOTO | Leksion për racizmin, mesazh fantastik i tifozëve dardanë

schedule17:57 - 17 Nëntor, 2019

schedule 17:57 - 17 Nëntor, 2019

Racizmi është shtuar shumë kohët e fundit në futbollin evropian. Anglia është një nga kombëtaret që e ka provuar më shumë, sidomos Raheem Sterling. Ndryshe ndodh në trojet shqiptare dhe tifozët e Kosovës meritojnë komplimente.

Kombëtarja angleze është pritur në mënyrë të shkëlqyer, diçka të tillë e tha edhe Gareth Southgate, trajneri i “Tre Luanëve”, në konferencën e djeshme për shtyp. Jo vetëm kaq, pasi shumë familje në Prishtinë i kanë ftuar tifozët anglezë në shtëpitë e tyre.

Dueli kundër Anglisë sapo ka nisur, atmosfera në stadium është fantastike, teksa tifozët dardanë kanë nxjerrë edhe një pankartë në lidhje me racizmin. “Racizmi nuk ka vend në Kosovë. Shtëpia jonë është edhe shtëpia e mikut. Mirë se vjen e dashura Angli“, shkruhet në mesazhin e një tifoz dardan. /abcnews.al

Pankarta e tifozëve dardanë

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!