Lei Kraja është një nga bukuroshet e shumta të televizioneve shqiptare, por e veçanta e saj është që kohët e fundit është fokusuar më së shumti te sporti. Ajo shfaqet shpesh në stadium dhe normalisht ka edhe preferencat e tij për ekipet, apo edhe për lojtarët.

Kraja, si shkodrane nuk e braktis Vllazninë në asnjë moment. Ajo është mbështetëse e kuqebluve në vend, ndërkohë që ka një ekip të preferuar jashtë dhe sërish lidhet me ngjyrën e kuqe. Liverpool preferohet nga modelja.
Mes Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi, Lei zgjedhe argjentinasin e Barcelonës, ndërkohë që i bëhet edhe një pyetje ngacmuese. Një nga fansat i shkruan: “Me cilin futbollist do ishe martuar?”

Përgjigja e Leit është kjo: “Me një nga lojtarët e Liverpool, sepse ata duken shumë djem të mirë. Ose me Frenkie De Jong. Ai duket si shpirt”. Partnerja e holandezit me siguri do bëhet xheloze, nëse një ditë e mëson diçka të tillë… /abcnews.al


