Punonjësit e Grupit British American Tobacco (BAT) në Shqipëri organizuan aksionin e pastrimit të plazhit të Divjakës dhe treguan edhe një herë angazhimin e tyre për ruajtjen e mjedisit dhe kontributin në ndërgjegjësimin e publikut të gjerë për nevojën e mbrojtjes së planetit dhe burimeve të tij. Punonjësit u pritën nga Kryetari i Bashkisë së Divjakës, z. Fredi Kokoneshi, i cili i falenderoi ata për kontributin e dhënë në komunitet dhe për ruajtjen e mjedisit ku jetojmë.
Agjenda për Zhvillimin e Qëndrueshëm është pjesë integrale e strategjisë së Grupit dhe pasqyron angazhimin e BAT-it në reduktimin e impaktit e biznesit të tij në shëndet, si fokusi i tij kryesor, i mbështetur edhe nga gjitha prioritetet tona të tjera sipas ESG-së.
Gjithnjë e më shumë po i kushtojmë vëmendje rëndësisë që ka menaxhimi i ndryshimeve klimatike dhe mjedisit. Në të njëjtën kohë, mbetemi të përkushtuar për të patur një ndikim pozitiv social dhe për të siguruar një frymë drejtimi të fortë (një qeverisje të konsoliduar korporate) në të gjithë Grupin.
Një forcë kryesore e qasjes sonë ndaj zhvillimit të qëndrueshëm është procesi i fuqishëm për të identifikuar dhe kuptuar temat më materiale të ESG-së, të cilat nxisin krijimin e vlerës dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të biznesit tonë. Çdo vit ne angazhohemi me një sërë grupesh interesi në nivel global për të kuptuar se çfarë ka më shumë rëndësi për ta dhe e plotësojmë këtë kuadër me monitorim të vazhdueshëm të riskut, punë kërkimore dhe vlerësime krahasuese.
Kjo qasje na ndihmon të gjithëve në krijimin e vlerës së përbashkët për konsumatorët, shoqërinë, punonjësit tanë dhe aksionarët tanë. Në fund të fundit, objektivi është ndërtimi i „Një të nesërmeje më të mirë“ jo vetëm për BAT-in, por për të gjitha grupet tona të interesit.
Punonjësit e BAT-it në Shqipëri do të vazhdojnë të marrin pjesë vullnetarisht, edhe në të ardhmen, në të gjitha veprimtaritë e mbrojtjes së mjedisit që kontribuojnë në ekosistemet dhe cilësinë e jetës në mjedisin ku ata jetojnë dhe punojnë.