FOTO LAJM/ Pagën 70 mijë lekë (pas rritjes), si e financon luksin nënkomisarja e famshme e Elbasanit?!

schedule12:44 - 14 Nëntor, 2022

schedule 12:44 - 14 Nëntor, 2022

Anisa Kostani “luftoi” fort për rikthimin e saj në detyrë si nënkomisares pranë sektorit të krimit ekonomik në drejtorinë e Elbasanit, por rroga duket se është e fundit që i intereson nga ky pozicion.

Pozicioni i saj pranë drejtorisë së Elbasanit paguhet 70 mijë lekë në muaj (pas rritjes së fundit nga qeveria), që me një xhiro të shpejt në rrjetet e saj sociale kjo shumë nuk mbulon as pjesën më të vogël të shpenzimeve të saj.

Lexo dhe: VIDEO/ “Mua më ndal veç plumbi”: Nënkomisarja Kostani sfidon mediat dhe Gledis Nanon. Përdor telefonin në timon dhe filmon duke shkuar drejt Rajonit të Policisë

Sipas Albeu.com, Kostani njihet edhe për faktin se jeton me një gjarpër të cilin e shohim shpesh rreth qafës së saj dhe me siguri rroga e marë nga institucionet shtetëroe i dedikohet plotësisht atij.

Nënkomisraja nuk nguron të ekspozojë jetën e luksit, udhëtimet e shtrenjta dhe mjaft të shpeshta siç i shihni në fotot e bashkëngjitura, rroba të markave luksoze, makinat nga më të fundit dhe sigurisht nuk mungojnë xhirot me jaht.

Lexo edhe: “O gazetarë të degjeneruar, pse nxini punën e shkëlqyer të Policisë së Elbasanit?” Policja e famshme me gjarpër në shtëpi fyen punonjësit e medias pas vrasjes së mbrëmshme

Pra nëse jo rroga, kush e ja financon luksin nënkomisares së Elbasanit?

Lidhja me elementë kriminalë ka qenë një sfidë e përhershme e Policisë së Shtetit, sfidë e cila bëhet edhe më e fortë në rastet e një qyteti siç është Elbasani, i cilësuar si një kalim i rendësishëm i trafikut të drogës. Nisur nga situata e krijuar, policia ka nisur vettingun për punonjësit e saj, por duket se nuk ka ndryshuar ndonjë gjë e madhe, për aq kohë sa punonjës policie nuk tremben të shpalosin jetën luksoze pavarësisht se paga nuk ua mundëson. /albeu.com/

Më poshtë, fotot e marra nga profili i saj publik në Instagram:

      

  

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!