FOTO LAJM/ Momenti kur nis sulmi kibernetik, iranianët godasin edhe sistemin e kamerave

schedule13:59 - 10 Shtator, 2022

schedule 13:59 - 10 Shtator, 2022

Pas atij në korrik, Irani ka goditur Shqipërinë me një tjetër sulm kibernetik. Hakerat kanë sulmuar këtë herë sistemin më të rëndësishëm informatik, atë të rregjistrimit të hyrje-daljeve nga vendi, i njohur si sistemi TIMS.

Imazhi që iu shfaq në kompjuter policëve të kufirit pas sulmit

Kjo situatë ka sjellë kaos në pikat kufitare në vendit, që aktualisht po punojnë manualisht, ndërkohe që ka radhë të shtuar. Sulmi ka nisur mbrëmjen e djeshme.

Përveç TIMS,  abcneës.al mëson se iranianët kanë hyrë edhe në sistemin e kamerave të pikave kufitare. Në pamjet e siguruara nga abcnews.al shihet momenti kur ka nisur sulmi.

Lexo edhe: Irani sulmoi sërish, zbardhet mesazhi i hakerave: Shqipëria po paguan, loja do të vazhdojë

Sulmi pason vendimin e tre ditëve më parë të qeverisë për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, si reagim ndaj sulmit masiv kibernetik të muajit korrik. Sulmet iraniane ndaj vendit tonë janë dënuar edhe nga partnerët ndërkombëtarë.

Dje SHBA njoftoi sanksione të reja ndaj Ministrisë iraniane të Zbulimit dhe Sigurisë dhe ministrit të saj Esmail Khatibi për përfshirje në aktivitete kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre, duke përmendur mes këtyre aktiviteteve, sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!