FOTO LAJM/ Mobilim mbretërish, 10 dhoma dhe 4 tualete: Kjo është vila që solli sherrin mes deputetëve të PD

schedule12:14 - 12 Maj, 2022

schedule 12:14 - 12 Maj, 2022

Një vilë 760 mijë euro në njërin prej komplekseve më luksoze në Gjirin e Lalzit është bërë shkak për debate të forta mes deputetëve të PD-së. Pak ditë më parë, Gazment Bardhi tha publikisht se një deputet i Rithemelimit është marrë peng nga Edi Rama pasi i është gjetur një vilë 760 mijë euro në Gjirin e Lalzit.

Sipas tij, kjo e bën atë deputet që t’i shërbejë Ramës. Një gjë e tillë shkaktoi debat brenda PD-së duke çuar në reagimin e deputetëve të tjerë. Bardhi tha se kjo vilë i përket njërit prej deputetëve Flamur Noka; Edmond Spaho; Tritan Shehu dhe Bujar Leskajt. Në lidhje me deklaratat e Bardhit kanë reaguar Tritan Shehu dhe Edmond Spaho.

Lexo edhe: Vila 760 mijë euro, Spahos nuk i del inati, shkon sërish te Bardhi: Deklarata që i “vuri” zjarrin

Më vonë, Bardhi bëri ironi në rrjetet sociale duke publikuar edhe detaje nga vila në fjalë, e cila sipas tij e kishte ulur çmimin nga 760 mijë euro në 670 mijë euro ndërkohë që publikoi në Facebook edhe të dhëna që e identifikojnë këtë pronë në faqen e kompanisë “Real Estate” që e ka nxjerrë në shite.

Abcnews.al gjurmoi të dhënat e publikuara nga Gazment Bardhi në Facebook duke shkuar në faqen e kompanisë në fjalë, nga e cila siguruam fotot e vilës që shkaktoi sherrin. Ajo është nxjerrë në shitje tashmë dhe ambientet e brendshme duken jo pak luksoze.

Lexo edhe: “Mashtrues, je shpifës”, vila 750 mijë euro fut në sherr Bardhin dhe Spahon: Zhduku, s’të vjen turp

Vila ka 10 dhoma, nga të cilat 7 janë dhoma gjumi si edhe 4 tualete. Ajo është e ndërtuar në 810 metër katrorë tokë dhe ka një sipërfaqe neto prej 400 metrash katrorë ndërtim.

 

Kompania thekson se mobilimi i vilës është luksoz duke dhënë detaje mbi pronanën si më poshtë:

Dy vila luksoze per shitje tek Kompleksi Lura 1, Gjiri i Lalzit. Ka nje siperfaqe trualli 810 m2, dhe ndertim 400m2. Organizohet ne dy vila te ndara. Njera nga vilat ka nje sip ndertim 212m2 dhe nje verande 42m2. Kati i pare eshte i organizuar ne nje dhome te bollshme ndenje dhe gatimi, nje tualet si dhe nje dhome tharje. Kati i dyte eshte i orgaizuar ne tre dhoma gjumi, nje studio si dhe dy tualete. Vila tjeter ka nje siperfaqe 117.84m2 ndertim. Eshte i organizuar ne nje dhome ndenje, ambient gatimi me vete, tre dhoma gjumi dhe dy tualete. Mobilimi i viles eshte luksoz. Shitet totalisht i mobiluar. Kompleksi iu ofron nje game te gjere sherbimesh, duke u konfirmuar si nje vend fantastik per te pushuar buzedetit.Gjelberimi eshte pjese e rendesishme e Kompleksit Turistik ****. Ambientet e perbashketa kane nje mirembajtje te vazhdueshme nga punetoret e Kompleksit. Prona disponon dokumentacion te rregullt hipotekor.Na kontaktoni per me shume Informacion.

Sherri: 

Reagim per kete debat:

Tritan Shehu

Inskenime te pista, perverse te Gaz Bardhit!
Eshte veper anti ligjore, pervecse ndesh dhe me cdo norme morali, transparence, “burrerie”, te perhapesh aludime e meskinitete per koleget ne publik e media.
Kete po ben dhe Gazi prej disa ditesh, duke arritur kulmin mbreme, kur ngushton rethin e te “akuzuarve” prej tij ne 3-5 deputete, perfshi dhe mua.
Dhe kete e ben nje deputet, ish minister i drejtesise, pseudo jurist ne fakt ai.
Me kete rast desheroj t’i kujtoj ketij individi, pa as minimumin e personalitetit dhe integritetit se:
1-Eshte detyrim ligjor per cdo qytetar, vecanerisht deputet, te denoncoje ne organet perkatese cdo veper kriminale qe di, dhe mos ta perdore per te hedhur aludime dyshuese, shpifjeje per koleget.
Ne rast se realisht ai di nje veper te tille, sic deklaron dhe nuk e denoncon, akuzohet per fshehje nje krimi, gje per te cilen duhet thirrur nga organet e drejtesise e denuar ligjerisht.
2- Ndersa ne lidhje me pergjegjesite morale e me gjere te tij per shpifje, genjeshtra etj, besoj se nuk ka ndonje aresye per te humbur kohe duke ja kerkuar.
Ato mund t’i kerkohen vetem dikujt qe ka ndonje vlere morale, gje qe sic duket te Gazi mungojne krejtesisht.
Nje akti turpshem e pervers ky i ketij “burreci”!


Ndërkohë pas debatit Bardhi ka ironizuar në rrjetet sociale duke thënë se çmim i i Vilës tashmë është ulur:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!