Shumë qytetarë kanë dalë sërish ditën e sotme në protestë kundër rritjes së çmimeve. Ata dolën fillimisht në orën 11:00 te sheshi “Skënderbej” dhe më pas u drejtuan te Kryeministria.
Mirëpo, forcat blu duket se morën masa për të mbrojtur këtë institucion nga ndonjë incident i mundshëm. Pavarësisht kësaj, duket se ka dal një protestues që ka çarë kordonin e Policisë.
Bëhet fjalë për një vogëlush 3-4 vjeçar, i cili është ulur te shkallët e Kryeministrisë, ndërkohë që të tjerët ngrinin zërin për plotësimin e kërkesave të tyre. Ky moment është bërë viral në rrjet, duke u shpërndarë foto nga të gjithë.
Foto e vogëlushit:
/abcnews.al