FOTO LAJM/ Dritë nga poshtë, Rama në fokus: Kryeministri, mesazh për popullin ukrainas

schedule13:22 - 15 Qershor, 2022

schedule 13:22 - 15 Qershor, 2022

Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç vizituan sot ekspozitën “FOREVER FREE UKRAINE”, ku dëshmohen gjurmët e agresionit të Rusisë mbi Ukrainën përmes ekspozimit të objekteve të luftës, sendeve personale dhe fotove të ushtarëve dhe civilëve, mes tyre edhe fëmijë.

Ndërsa pa nga afër dëshmi tronditëse të kësaj lufte, Rama la një shënim në Librin e Shënimeve të vendosur në ambientet e kësaj ekspozite.

“Bota ta ndalojë këtë tmerr dhe Ukraina të dalë e rilindur prej tij!”, shkroi kryeministri Rama në Librin e Shënimeve.

Më herët sot, kryeministri vizitoi zonat e bombarduara të Borodyanka dhe Irpin.

Rama dhe Abazoviç udhëtuan mbi 12 orë me tren nga qyteti i Pshemishit, Poloni, nga ku u bë nisja për në Ukrainë.

Në këtë vizitë, Kryeministri Rama shoqërohet edhe nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

 

Në vijim, kryeministri Rama dhe homologu i tij i Malit të Zi do të priten në takim nga Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, takim që do të pasohet nga Konferenca e përbashkët për shtyp e  Kryeministrit Rama, Kryeministrit Abazoviç dhe Presidentit Zelensky.

Kryeministri Rama do të takojë gjatë ditës kryeministrin e Republikës së Ukrainës, Denys Shmyhal dhe më pas kryetarin e Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko. /abcnews.al/