FOTO-LAJM/ 45 kg kokainë e mbështjellë me “Gokun”, si ishte kamufluar malli i kapur në Portin e Durrësit

schedule22:46 - 15 Qershor, 2022

schedule 22:46 - 15 Qershor, 2022

Të mbështjella me Gokun dhe Budën, kështu është tentuar të futen në Shqipëri 45 kilogramët e kokainës së ndarë në 40 pako që kishte ardhur e ngarkuar në kamionin me mish pule nga Brazili.

Sasia e konsiderueshme e kokainës është sekuestruar në Portin e Durrësit nga Policia Kriminale e Durrësit, Policia Kufitare dhe autoritetet doganore. Gjatë operacionit të koduar “Tranziti” u sekuestrua sasi prej 45 kilogramë e 500 gramë kokainë.

Lexo edhe: U gjet në kontenierin me mish pule, policia jep detaje për “të bardhën” në Durrës: Ku do të shkonte

Lënda narkotike ishte fshehur brenda një konteineri të ngarkuar me mish pule dhe që ishte nisur tranzit nga Brazili. Destinacioni i konteinerit ishte Maqedonia e Veriut, për llogari të një subjekti tregtar që kishte bërë porosinë.

Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të ushtruar në konteiner, në brendësi të ngarkesës me mish pule u gjetën 40 pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë 45 kg e 500 gramë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në të.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!