FOTO/Ky është restoranti më i ngushtë në botë

schedule18:23 - 23 Nëntor, 2022

schedule 18:23 - 23 Nëntor, 2022

Ndodhet midis një farmacie dhe një klinike. Ky restorant i veçantë ka një titull të veçantë, pasi është më i ngushti në botë. Konkretisht gjerësia e tij arrin në 109 centimetra, ndërsa gjatësia 10.5 metra. Ai mund të strehojë deri në 12 klientë në tre tavolinat e tij.

Restoranti ndodhet në provincën Songla në Tajlandë dhe quhet “Nai Ru”, që do të thotë “Në një vrimë” në dialektin vendas. 33-vjeçari Kanet Raksakon e ka në pronësi këtë dyqan prej pesë vitesh dhe ka arritur ta kthejë në një vendtakim.

“Gjatë orëve të pikut, klientët presin jashtë në radhë nëse nuk ka tavolinë. Disa e marrin për ta ngrënë jashtë, nëse nxitojnë”, ka argumentuar Canet në deklaratat e tij për mediat lokale.

Sipas raportimeve, vendasit e kanë pëlqyer atë dhe e vizitojnë atë për mëngjes ose për të ngrënë një vakt të lehtë në rrugë. Restoranti shërben qull të nxehtë orizi, kafe, pije si dhe menu ‘a la carte’./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!