Kjo është makina tip “Range Rover” në pronësi të drejtoreshës Suida Kuka, poshtë së cilës ishte vendosur një pako me lëndë plasëse.
Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në lagjen “Vojo Kushi” në Shkodër.
Aktualisht Suida Kuka mban postin e Drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësor, post të cilin e mori në maj të këtij viti.
Policia ka dhënë detaje në lidhje me shpërthimin e pakos.
Lexo edhe: Alarm në Shkodër, gjendet një pako e dyshimtë në anë të rrugës
“Në vijim të informacionit paraprak për një pako të dyshimtë që u konstatua në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër, në afërsi të një mjeti “Range Rover”, në pronësi të shtetases Suida Kuka, banuese në fshatin Demiraj, Malësi e Madhe, me detyrë Drejtoreshë e Drejtorisë së Shëndetit Publik Shkodër, ju informojmë se: Në vendin ku u konstatua pakoja e mbyllur erdhi njësia antieksploziv e RENEA-s, e cila bëri shpërthim të kontrolluar të pakos, brenda së cilës rezultoi se kishte lëndë eksplozive.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.”
/Abcnews.al/