FOTO/ Ky është polici që mbeti i vrarë në veri të Kosovës

schedule09:46 - 24 Shtator, 2023

schedule 09:46 - 24 Shtator, 2023

Ky është Afrim Bunjaku, polici që mbeti i vrarë në orët e para të mëngjesit të së dielës në veri të Kosovës. Efektivi mbeti i vrarë pas një sulmi te armatosur në drejtim të makinës së policisë, e cila kishte shkuar në fshatin Banjska të Leposaviçit pas informacionit se dy kamionë pa targa kishin bllokuar rrugën.

Por pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, policët janë përballur me një sulm të armatosur, ku për pasojë vdiq njëri prej tyre ndërsa një tjetër u plagos. Drejtuesit e lartë të Kosovës kanë dënuar sulmin me armë ndaj policëve ndërsa janë shprehur se kjo është një ngjarje e dirigjuar nga Beogradi zyrtar./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!