FOTO/ Ky është maniaku i arrestuar që terrorizonte gratë në Shkodër

schedule17:57 - 10 Maj, 2022

schedule 17:57 - 10 Maj, 2022

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga ditën e martë maniakun Kolë Gecaj 30-vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim 3 ditë më parë, pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie me forcë me një grua si dhe i ka plagosur me thikë të birin.

Kolë Gecaj gjithashtu ka qenë i dënuar edhe më parë për ngecim seksual, posedim të lëndëve narkotike dhe vjedhje.

Tre ditë më parë maniaku Gecaj ka tentuar të kryejë marrëdhënie me dhunë me një 48-vjeçare dhe në përleshje e sipër ka plagosur me thikë në dorë djalin 25-vjeçar i cili ka mbrojtur nënën e tij.

Burime për Abc bëjnë me dije se maniaku Gecaj vëzhgon femrat dhe kur i sheh që ato janë vetëm, u hyn në shtëpi dhe i sulmon me qëllim kryerjen e marrëdhënieve seksuale me dhunë.

Ai ishte liruar nga burgu në shtatorin e vitit të shkuar, ku kishte kryer dënimin me dy vite burg për veprën penale për ngacmim seksual dhe vjedhje.

Gecaj njihet nga policia e Shkodrës si maniak seksual, ai jeton në shtëpi me babain dhe vëllain.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!