Kjo është makina luksoze tip “Audi A8” ku po udhëtonin tre të rinjtë mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Vlorë, që goditi nga pas makinën “Toyota” ku po udhëtonin katër anëtarë të një familje duke u prerë në mes jetën. Automjeti drejtohej nga Igli Madani vetëm 22 vjeç i cili mbeti i dëmtuar bashkë me pasagjerët Fabio Lamaj, 21 vjeç dhe 24-vjeçari Glorian Selimaj.
Lexo edhe: As në rrugën tënde…
Makina tip “Audi” dyshohet se ka devijuar nga rruga duke marrë përpara automjetin ku po udhëtonin katër familjarët duke i nxjerrë ata në anë të saj. Si pasojë e goditjes së fortë makina e familjes Gushi u shkatërrua tërësisht duke e bërë të vështirë edhe nxjerrjen e trupave të katër viktimave.
Lexo edhe: Çfarë parashikon ligji, a do t’i bëjë 20 vite burg djali i biznesmenit që shoi familjen Gushi?!
Pasi ka përplasur “Toyota-n” me targa greke, makina e tre të rinjve ka vazhduar të ecë me shpejtësi duke u përplasur edhe me një shtyllë.
Si pasojë, tre të rinjtë pësuan dëmtime dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve pa probleme për jetën. Katër pjesëtarët e familjes Gushi kishin ardhur nga Greqia për pushime në Shqipëri, por udhëtimi i mëngjesit të sotëm rezultoi fatal për ta. m.v/abcnews.al