FOTO/ Kuvendi bashkon Topallin me Berishën, përqafime të sinqerta mes dy ish-bashkëpunëtorëve

schedule11:20 - 30 Prill, 2022

schedule 11:20 - 30 Prill, 2022

Në Kuvendin e organizuar nga Sali Berisha janë rikthyer edhe ish-themelues të PD e bashkëpunëtorë të ngushtë të dikurshëm të ish-kryeministrit, mes të cilëve edhe Jozefina Topalli.

Përmes disa fotove të veçanta në nisje të Kuvendit vihen re momente pikante. Në disa prej fotove shihen përqafime mes ish-kryeministrit dhe ish-kryetares së parlamentit.

Para nisjes së Kuvendit Topalli deklaroi se sot është koha që PD të kthehet te vetja ndërsa theksoi se nuk është nevoja për të pasur karrige për të bërë beteja të vërteta. Ajo shtoi se duhet të gjejmë forcën për të thënë të vërtetën. Sipas Topallit e rëndësishme është që bashkimi të bëhet mbi vlera në mënyrë që qytetarët të kenë një opozitë reale.

Sot është një moment kur PD mund të kthehet te vetja e saj. Kam besim se do ta bëjë. Kemi kaluar shumë herë momente të vështira por nuk jemi tërhequr. Jemi hedhur në besimet tona. Është rasti për ta bërë edhe njëherë. Unë ndoshta mund të them një gjë.. Edhe pa qenë në krye të PD. Edhe pa qenë deputete njeriu duhet të gjejë forcën për të thënë të vërtetën e saj. Nuk është nevoja për të pasur karrige për të bërë beteja. Besoj se duhet të bëjmë beteja të vërteta. E rëndësishme është që bashkimi të bëhet mbi vlera. Te njerëzit e thjeshtë. Tea ta që kërkojnë një opozitë reale. Nuk ka dëm më të madh se t’i japësh vendit një opozitë farsë. Dhe sot është dita për të bërë kthesë”, deklaroi Topalli.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!