Futbollisti është një profesion mjaft i paguar dhe lojtarët bëjnë jetë mjaft luksoze. Të njëjtën gjë e bën edhe Eris Abedini, talenti i kombëtares së Kosovës, i cili së fundmi na ka prezantuar me “bishën” e tij të re.
22-vjeçari ka postuar një foto në Instagram, ku shfaqet me mjetin e tij Ferrari SF90 Stradale, fjala e fundit e markës më të famshme të makinave sportive.
Mjeti i Abedinit kushton rreth 500 mijë euro dhe duke parë këtë vlerë, mund të themi se ai ka marrë edhe një dorë nga familja e tij për të përmbushur këtë dëshirë.
Abedini ka luajtur me një sërë skuadrash në Zvicër dhe aktualisht aktivizohet në Spanjë me Recre Granada, në Ligën e Tretë spanjolle. Ai është pjesë e përfaqësueses Shpresa të Kosovës. /abcnews.al