FOTO/ Kush janë dy vëllezërit që mbetën të plagosur nga shpërthimi i makinës në Gramsh

schedule19:37 - 21 Korrik, 2024

schedule 19:37 - 21 Korrik, 2024

Dy vëllezër mbetën të plagosur pasi makina e tyre shpërtheu në ecje. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Xhile Liçi” në Gramsh.

“ABC News” ka siguruar fotot e dy vëllezërve të plagosur. Algert Mine dhe Erald Mine si pasojë e plagëve të marra u transportuan në spitalin e Traumës në Tiranë ku edhe po marrin trajtim mjekësor.

Ndërsa nga informacionet paraprake të dy vëllezërit nuk rezultojnë me precedent penalë. Pas hetimeve, ekspertët kanë arritur në përfundimin se ngjarja nuk është kriminale, por aksidentale.

Sipas ekspertëve lënda që ka shpërthyer ka qenë në kroskotin e makinës, pasi e përdornin për të gjuajtur peshk.

Besohet se ka pasur shpërthim nga brenda makinës të një lënde plasëse (jo tritol), që nga nxehtësia dyshohet se ka shpërthyer.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!