FOTO/ Kur krimi nuk kursen as shtetin, rastet e bujshme të atentateve në Shqipëri

schedule15:10 - 7 Nëntor, 2019

schedule 15:10 - 7 Nëntor, 2019

Krimi dhe përpjekjet për të vënë drejtësi duket se i ndan vetëm një vijë shumë e hollë.

Sidomos në vendin tonë ku fatkeqësisht shumë prej krerëve të lartë të policisë kanë dalë të lidhur me botën e errët të krimit shkruan albeu.com.

Prandaj edhe rastet kur efektivë policie kanë përfunduar të vrarë ose të plagosur nuk janë të paktë. Por nëse krimi nuk kursen as krerë të lartë të policisë, a ka siguri për pjesën tjetër të popullsisë?

Nëse në vendet fqinje, ministrat ka ndodhur të japin dorëheqje kur cënohen kokat e forcave policore, në Shqipëri as nuk denjojnë të reagojnë për të qetësuar publikun.

Mesa duket këtu drejtësia nuk kapitullon kur e godet krimi, por vazhdon mes gënjeshtrave të qëndrojë e qëndrueshme dhe e sigurt.

Në galeri do të gjeni efektivë policie të cilët kanë rënë pre e atentateve, disa prej tyre akoma të pazbardhur.

Më poshtë rendisim disa prej atentateve më të bujshme:

Ajet Zeqaj ishte nga Qerati i Tepelenës, 41 vjeç dhe kishte mbuluar disa detyra në Policinë e Shtetit. Ai u vra 16 mars 2015 me një plumb në zemër. Ajo që ngirit më shumë dyshimet ishte fakti se Ajeti kishte lindur me zemrën në krahun e djathtë dhe autori e dinte këtë fakt.

Në shkurt të 2019 një ekzekutim tronditi kryeqytetin. Ish-polici Arben Bilali u vra shumë pranë banesës së tij në Tiranë. Hetimet për vrasjen u fokusuan në pistën e hakmarrjes për shkak të së kaluarës së viktimës.

Ish-shefi i krimit Ekonomik të Tiranës, Ervin Dalipaj u ekzekutua me breshëri kallashnikovi teksa po ecte me shpejtësi skëterrë në rrugën e vjetër Tiranë-Durrës. Ervin Dalipaj ishte në arrati për një akuzë të rëndë, atë të rrëmbimit, torturimit dhe vrasjes së Gazmend Çollakut.

Ish-efektivi Santiago Malko u vra më 27 gusht të vitit 2019. Ai po udhëtonte me një makinë në zonën e Xhamllikut, kur atentati mafioz i mori jetën. Për këtë ngjarje u arrestuan 9 persona.

 

Prokurorit Arjan Ndoj iu bë atentat në mbikalimin e Shkozetit të Durrësit vetëm pak ditë më parë. Prokurori u plagos dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që edhe pse ka disa pista dhe një të arrestuar, atentati akoma nuk është zbardhur plotësisht.