FOTO/ Kumbulla “shkelmon” dëmtimin, mbrojtësi i kombëtares gati të rikthehet në fushë

schedule18:00 - 10 Tetor, 2022

schedule 18:00 - 10 Tetor, 2022

Marash Kumbulla ishte një nga mungesat kryesore të kombëtares shqiptare në ndeshjet e fundit të Nations League.

Tashmë mbrojtësi i Romës ka lënë pas dëmtimin që mori ndaj Monzës më 30 gusht, ndërsa është gati për t’u rikthyer në fushën e lojës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, mbrojtësi kuqezi shkruan: “Është bukur të rikthehesh sërish në fushë. Forca Roma, përpara për ndeshjen tjetër”.

Dëmtimi që Kumbulla pësoi e mbajti atë jashtë edhe dy ndeshjeve që Kombëtarja zhvilloi në Ligën e Kombeve, e cila u duk që ndikoi jashtë mase shumë në rezultate.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!