Ishulli grek, Rodos po përjeton orë dramatike pasi zjarret kanë dalë jashtë kontrollit ndërsa njerëzit janë evakuuar nga plazhet e zonave Kiotari dhe Lardo, raportojnë mediat vendase. Pamjet që vijnë nga Rodosi janë tronditëse, si ato me pesë kuaj që vrapojnë nëpër rrugët e ishullit për t’u shpëtuar flakëve të zjarrit.
Më herët gjatë ditës së sotme u kërkua evakuimi i zonave Asklipieio dhe Kiotari në Rodos. Autoritetet vendase konfirmuan se disa persona kishin pasur probleme të lehta respiratore. Ndërkohë, kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka shkuar në Zyrën e Koordinimit të Zjarrfikësve për zjarrin në Rodos.
/abcnews.al