Dy shqiptarë janë arrestuar në Gjermani me akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike.
“Ata ishin “kopshtarë” të një plantacioni të madh kanabisi në mes të Mettmann”, shkruajnë mediet gjermane.
Eugert.Q, 21 vjeç dhe Erblin.S, 32 vjeç kujdeseshin për më shumë se 1400 bimë kanabis në një hotel të zbrazët me 48 dhoma.
Të ardhurat vjetore ishin rreth 2 milionë euro.
Shqiptarët tani janë para gjykatës rajonale. Nga ana tjetër urdhëruesit dhe ndërtuesit e plantacionit i kanë shpëtuar policisë. Sipas avokatëve të tyre mbrojtës, Felix Menke dhe Gerd Meister, të dy të pandehurit u joshën në Gjermani me premtime të rreme.
Atyre u ishte thënë se do të punonin në ndërtim.
Më pas ata u dërguan në një plantacion shumë profesional. Rroga e tyre duhej të ishte 3000 euro në muaj, por në fakt ndodhen në paraburgim për 7 muaj. Vendimi pritet të merret më 1 qershor./abcnews.al/