Transformim drastik, ky është ndryshimi i Alvinit pas daljes nga kampi i Sirisë

schedule22:33 - 13 Nëntor, 2019

schedule 22:33 - 13 Nëntor, 2019

Prej disa ditësh Alvin Berisha, 11-vjeçari shiptar që preku zemrat e të gjithëve ndodhet në shtëpinë e tij në Itali.

Vogëlushi arrirti të bashkohej me babain dhe dy motrat e tij më të mëdha, pasi qendronte i burgusur në kampin famëkeq Al Hol të Sirisë.

Mirëpo, duket se dashuria dhe përkujdesja e familjes e kanë transformuar fizikisht 11-vjeçarin, i cili duket mjaft i bukur.

Është gazetari i “Le Iene”, Taulant Kopliku, i cili ka publikuar një fotot të 11-vjeçarit dhe shkruan: “Si ndryshoi kështu? E thjeshtë. Së pari dashuria dhe përkujdesja e familjes. Pastaj vullneti i tij. Si dikur për të rezistuar përballë së keqes, ashtu edhe sot për t’u bërë ky djali që është shohim. Ne fare pak ditë një tjetër fëmijë”.

Alvin Berisha ndodhej në Siri që prej vitit 2014, pasi nëna e tij e kishte marrë për ta bërë një luftër të ISIS. Kjo e fundit ishte radikalizuar, ndërsa humbi jetën nga një shpërthim së bashku me bashkëshortin e ri dhe djalin që kishte me këtë të fundit. I vetmi që mbijetoi nga ky shpërthim ishte Alvini, i cili mori një plagë të madhe në këmbë.

Sakaq, për shpëtimin e Alvinit u angazhua “Kryqi i Kuq Ndërkombëtar” me “Gjysmë Hënën siriane”, me kontribut po ashtu të autoriteteve italiane dhe atyre shqiptare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!