FOTO/ Kryeministrat ndryshojnë, por macja Larry mbetet në Downing Street

schedule11:36 - 2 Korrik, 2024

schedule 11:36 - 2 Korrik, 2024

Në 14 vitet e fundit të trazirave politike në Britaninë e Madhe, ka pasur një figurë të stabilitetit, macja Larry Downing Street.

Siç shkruajnë mediat ndërkombëtare, duke qenë se zgjedhjet e përgjithshme të 4 korrikut po afrojnë me shpejtësi, macja e plakur mund të mirëpresë kryeministrin e saj të gjashtë.

Larry ka qenë në Downing Street gjatë mandatit të pesë kryeministrave konservatorë dhe nëse sondazhet rezultojnë të sakta, ajo së shpejti mund të mirëpresë një kryeministër laburist.

Me largimin e kryeministrit aktual Rishi Sunak nga Downing Street, do të largohej edhe qeni i tij Labrador Nova, dhe Larry ndoshta nuk do ta kishte problem këtë.

Gruaja e Sunak-ut, Akshata Murti tha se qeni dhe macja kanë pasur “zënka të ashpra”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!