Kombëtarja e Kroacisë arriti sërish në gjysmëfinale të Kupës së Botës dhe do të luajë më 13 dhjetor kundër Argjentinës. Kjo do të thotë se do ta shohim sërish Ivanna Knoll-in e cila në Kupën e Botës 2022 u bë protagonistja kryesore jashtë fushës.
Para çerekfinales, ne ju prezantuam me të, dhe tani do të rishikojmë veshjet e saj.
Ky nuk është Botërori i parë për Ivana Knoll. Ajo shkoi në Kupën e Botës 2014 në Brazil dhe Kupën e Botës 2018 në Rusi. Sidoqoftë, ajo u bë një yll vetëm në Katar.
Ajo ka ndjekur të gjitha ndeshjet e kombëtares. Duket se e dimë pse skuadra po fiton.
Gjatë daljes në qytet, sigurisht që nuk munguan edhe veshjet me kuadrate.
Ivana Knoll tundoi edhe gratë vendase, ato e filmuan në telefon dhe bënë foto me të. /G.D abcnews.al/