Ndonëse prej vitesh është rreshtuar mes zërave më kritikë ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli nuk mungon të ndjekë Live takimet e këtij të fundit.
Sot Topalli ka ndjekur takimin që Basha zhvilloi në Tiranë me gratë demokrate në një lokal në kryeqytet.
Topalli drejtoi në zgjedhjet e fundit partinë “Lëvizja për Ndryshim”, por nuk siguroi asnjë mandat deputeti, duke u tërhequr përfundimisht. /abcnews.al