FOTO | Krahasim epik me trajnerët, dy artistët shqiptare “pre” e ngacmimeve

schedule15:38 - 5 Maj, 2020

schedule 15:38 - 5 Maj, 2020

Rrjetet sociale në ditët e sotme, janë vendndodhja e disa nga postimeve më epike. Faqet që ironizojnë, ngacmojnë dhe bëjnë shaka me persona të shumtë publike, janë shtuar ndjeshëm vitet e fundit. Një ndër këto faqe, që ndiqet nga 65 mijë fansa, është “Patate”.

Kjo faqe në Facebook, bën shumë postime gazmore edhe në lidhje me futbollin dhe një ndër këto postime, është publikuar pak minuta më parë. Në qendër të vëmendjes, dy trajnerë të njohur, njëri në Shqipëri e njëri në Europë.

Shpëtim Duro dhe Jurgen Klopp, janë krahasuar me dy artistët shqiptarë: Dashnor Diko, këngëtari i njohur dhe aktori i humorit, Erand Sojli. Ngjashmëria është e frikshme, me Sojlin që me kapele duket si Klopp, ndërsa Diko me modelin e tij të flokëve, i ngjason shumë ish-trajnerit të Kukësit. Një postim epik!/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!