FOTO/ Krah Liri Berishës, Evi Kokalari rikthehet te Rithemelimi

schedule11:21 - 30 Prill, 2022

schedule 11:21 - 30 Prill, 2022

Aktivistja Evi Kokalari, e cila e ka mbështetur hapur ish-kryeministrin Sali Berisha.

Emri i saj doli në skenë kur Berisha filloi “Foltoret” në qytetet e Shqipërisë me qëllimin e vetëm, sipas tij bashkimin e demokratëve.

Evi Kokalari i është bashkuar Kuvendit të sotëm Kombëtar të PD në Pallatin e Kongreseve dhe qëndron në rresht të parë, e ulur në krah të zonjës Lirie Berisha.

Pasi Berisha mbylli turin  e “Foltoreve’” Kokalari tha se do të bënte një “pushim” dhe u rikthye në Amerikë.

Por ndërroi mendje shumë shpejt dhe na janar të 2022 deklaroi se do t’i kthehej jetës në Amerikë kur opozita të kishte një kryerat të ri dhe statutin që do jetë baza e PD-së Konservatore.

Komisioni i Rithemelimit mblodhi sot në orën 10:00 Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike në Pallatin e Kongreseve, dhe të pranishëm janë 1425 delegatë të cilët do të zgjedhin Këshillin e ri Kombëtar të kësaj force politike.

Nga ky Kuvend pritet të bëhen ndryshime të tjera në statut, por më e rëndësishmja, për të shpallur 22 majin si datën për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së, duke theksuar këtu se Berisha e ka pranuar se ai do të jetë një nga kandidatët. Mes ndryshimeve statutore pritet të jetë edhe përfshirjen automatikisht në Këshillin e ri Kombëtar të deputetëve të grupit, si dhe rikthimin e një sërë personaliteteve të larguar ndër vite./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!