FOTO/ Kolonoskopia, ekzaminimi që mbron nga surprizat e pakëndshme në zorrën e trashë

schedule13:31 - 21 Tetor, 2020

schedule 13:31 - 21 Tetor, 2020

Kolonoskopia, ekzaminimi i cili evidenton ndryshimet që ndodhin në kolon(zorrën e trashë) ose rectum

Kolonoskopia është një ekzaminim i zakonshëm, por shumë i rëndësishëm i kolonit(zorrës së trashë) pasi shërben për parandalimin & diagnostikimin në kohë të kancerit kolorektal. Ky ekzaminim kryhet me ndihmën e një endoskopi i cili kalon nëpër të gjithë gjatësinë e Zorrës së Trashë dhe evidenton ndryshimet që hasen në të.

Kanceri i zorrës së trashë (kolorektal) ose sic njihet ndryshe kanceri i kolonit, në përgjithësi, nis në formën e formacioneve beninje të quajtura polipe adenomatoze por, me kalimin e kohës, disa prej këtyre polipeve mund të transformohen në formacione malinje.

Mirëpo, çfarë janë polipet e Zorrës së Trashë?

Polipet e kolonit (zorrës së trashë), janë rritje anormale qelizore brenda lumenit të zorrës. Shumica e polipeve janë me natyrë beninje, pra jo kancerozë, por me kalimin e kohës disa lloje polipesh, sidomos ata me përmasa të mëdha, mund të kthehen në kancer, dhe nëse nuk diagnostikohen në kohë mund të rezultojnë edhe fatale për jetën. Prandaj, zbulimi në kohë dhe për pasojë heqja e tyre shmang mundësinë që ato të kthehen në formacione malinje (kancerogjene).

Prezenca e polipeve në zorrë nuk shoqërohet me simptoma të dukshme. Prandaj, është e rëndësishme kryerja e ekzaminimeve depistuese, siç është edhe kolonoskopia, në mënyrë që edhe në rast se evidentohet prania e polipeve, ato mund të hiqen në mënyrë të sigurt gjatë kolonoskopisë dhe më pas dërgohen për t’u analizuar në laborator. Në spitalin Hygeia, heqja e polipeve realizohet nga Dr. Plarent Kapo, mjek gastroenterolog endoskopist. Si të tillë përmendim edhe rastin e dy pacientëve tek të cilët gjatë procedurës së Kolonoskopisë është evidentuar prania e polipeve, të cilët më pas janë hequr nga mjeku pikërisht gjatë kësaj procedure.

Në rastin e parë (referuar imazheve) kemi të bëjmë me një polip 3,5 cm, diagnostikuar në një pacient të moshës 59 vjeç ndërsa në rastin e dytë kemi të bëjmë me një polip me madhësi 1 cm, por këtë rradhë diagnostikuar në një pacient në moshë të re, 24 vjeç.

Për t’u lidhur me mjekët gastroenterologë të Spitalit Hygeia kontaktoni: 04 23 90 000

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!