FOTO/ Këto pamje kanë tërhequr vëmendjen e të gjithë botës

schedule14:03 - 5 Nëntor, 2019

schedule 14:03 - 5 Nëntor, 2019

Kili është duke u përballur me protestat më të mëdha kundër qeverisë gjatë viteve të fundit duke tërhequr çdo ditë e më tepër vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Protestuesit mblidhen çdo ditë para godinës së quajtur “La Moneda” që shërben si ministria e Shtetit duke u përplasur me policinë.

Protestat e dhunshme nisën në Santiago kundër rritjes së çmimit të biletës për metrotë dhe tani janë shpërndarë në pjesë të tjera të vendit duke u kthyer në lëvizje kundër qeverisë, raporton abcnews.al.

Vazhdimisht policia e Kilit është akuzuar për dhunë të tejskajshme ndaj popullsisë civile, të cilat sjellin në mendje kohën e diktatorit Pinochet. /abcnews.al