Zaimina Vasjari është një nga këngëtaret shqiptare më të dashura për publikun. Prejn kohësh ajo i ka munguar muzikës, pasi u bë nënë dhe duket se i është përkushtuar familjes.
Së fundi ajo është bërë nostalgjike dhe ka hapur arkivat. Në ditëlindjen e motrës së saj, këngëtarja ka gjetur rastin të ndajë me ndjekësit një foto të rrallë nga fëmijëria. Ajo ka uruar motrën me një pozë të vjetër të tyren, të shkrepur shumë vite më parë.
“Pranë njëra-tjetrës ose milje larg, motrat do të jenë gjithmonë të lidhura nëpërmjet zemrës. Gëzuar ditëlindjen!”- janë fjalët e këngëtares.


